Julina-Arditit: ‘E di sa do shkonit ti me Jonën çift?!’

Këtë mëngjes, ndryshe nga mëngjeset e zakonshme, banorët u zgjuan të gjithë njëherësh. Duke shfrytëzuar kohën e me diell jashtë, pjesa më e madhe e tyre dolën në oborr, ndërkohë që Meridiani përgatiste mëngjesin. Jona me Arditin nisën me zënkat e zakonshme, lidhur me zgjimin e tyre të herët ditëve të fundit. Juliana qëndronte larg nga Arditi, duke i mbajtur qëndrim. Arditi u përpoq të krijonte kontakt me të, por ajo ia kthente ftohtë. Pasi qëndruan për pak kohë pa folur , Juliana vendos të thyejë heshtjen, duke i thënë se ‘ai dhe Jona do të shkonin shumë si çift bashkë’. Ai nënqeshi, duke mos i dhënë shumë rëndësi fjalëve të saj, por ajo i shpjegoi e sjellja e tij është identike me të Jonës, e cila shpesh herë kapët pas fjalëve të kota. Ndërkohë që Jona bisedonte me Meridianin dhe Valerin në kuzhinë, duke gatuar, në oborr, Juliana u shpreh se po ndjente mungesën e Enkelejdit në shtëpi. Ajo u drejtua Arditit me të njëjtën pyetje për Enkelejdin, por ai mohoi të ndjente mungesën e tij, për shkak se nuk kishte patur afrimitet me të.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment