Juliana zëvendëson pesë princat me Arditin, ai e zgjon me puthje

Tashmë dritat në dhomat e gjumit janë fikur. Arditi dhe Juliana qëndrojnë të përqafuar në krevat. Ata shkëmbejnë puthje plot pasion mes tyre, pastaj qeshin dhe bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Në një moment Juliana propozon të bëjnë një lojë bashkë. Ajo do hiqet si bukuroshja e fjetur dhe Arditi si princ, duhet ta zgjojë nga gjumi duke e puthur. Juliana i kërkon Arditit të bëjë pesë princa, për të parë se nga kush puthje do zgjohet. Arditi e pranon lojën e saj, por i kërkon të mos e gjuajë kur të afrohet ta puthë. Menjëherë të dy futen në rol. Juliana shtrihet dhe bën sikur fle, kurse Arditi bën si princ. Ai imiton kalin, teksa afrohet pranë Julianës. Arditi e bën shumë mirë improvizimin e tij, duke mos harruar asnjë detaj. Juliana qesh me të, ndërsa Arditi i kërkon të luajë mirë. Arditi sillet si princ i parë, duke shkuar nga cepi i dhomë tek krevati i Julianës. Ai puth princeshën, por ajo nuk zgjohet. Loja e tyre vazhdon. Ndërkohë Arditi vjen si princ pesë herë tek princesha e fjetur, por Juliana nuk zgjohet. Ajo qesh me aktrimin e Arditit. Pasi është sjellë si pesë princat dhe nuk kam mundur dot të zgjojë princeshën, Arditi bën rolin e tij real. Ai shkon avash drejt krevatit dhe puth lehtë princeshë Julianën. Më në fund ajo zgjohet, duke i treguar se pavarësisht princave ajo preferon Arditin. Pasi mbarojnë lojën, Arditi dhe Juliana shtrihen në krevat. Teksa qëndrojnë të përqafuar, ata puthen gjatë me njëri-tjetrin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment