Juliana: “Visari është bërë si hija e Jonës”

Pasi Jona i jep këshilla e fundit Visarit, ata japin puthjen e natës së mirë dhe flenë gjumë. Ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë flenë, Nevila dhe Juliana flasin për Visarin dhe Jonën. Juliana thotë se Jona është shumë kapriçoze dhe i trajton shumë keq tre çunat Meridianin, Valerin dhe Visarin. Nevila thotë se Jona është shumë e llastuar, sepse thotë e dua diçka dhe nuk më intereson nëse mërzitesh ti apo jo. Nevila i thotë se edhe Juliana është pak e llastuar dhe ka teka, por në ndryshim nga Jona e pranon edhe nëse nuk e ka diçka dhe nuk këmbëngul. Ajo e quan Julianën kotele, ashtu siç i ka thënë Enkelejdi, apo Mikela. Juliana qesh dhe e quan Nevilën minitigër, sepse është bionde dhe pëlqen ta përkëdhelësh tek koka. Juliana shprehet se Visari është djalë i mirë, por ndikohet shumë nga Jona. Të njëjtën mendim ka edhe Nevila. “Është bërë si hija e Jonës”, thotë Juliana. Asaj nuk i pëlqen fakti që Visari bën çfarë i thotë Jona. Ajo mendon se Visari nuk ka pse e dëgjon aq shumë Jonën, se fundja nuk është askush për të. Julianës i vjen keq që Jona e përdor në këtë mënyrë Visarin. Ajo thotë se Visari është shumë i pastër dhe e ka vërtet xhan Jonën, kurse Jona i trajton të gjithë njësoj. Juliana flet, ndërsa Nevilën e zë gjumi. Ajo qesh kur e shikon ashtu dhe vendos të flejë gjumë, ashtu si të gjithë banorët e tjerë të shtëpisë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment