Juliana: “Unë kam ndryshuar për mirë, Jona-Valeri-Mikela janë bërë më keq”

Mikela, Visari, Enkelejdi, Jona dhe Valeri bisedojnë mes tyre në oborr, duke folur për tema të ndryshme. Ndërsa në dhomën e gjumit të katit të dytë, Nevila dhe Juliana flasin për lojën, banorët dhe qëndrimin në shtëpi. Nevila mendon se disa banorë e imponojnë shumë veten, për të treguar diçka tjetër, por edhe për t’u bërë temë diskutimi. “Këtu bëjnë të keqin me zor”, thotë Nevila, duke shtuar se ajo nuk ka ardhur për të bërë as të mirën as të keqen, por nëse i ka le t’i shfaqë. Nevila dhe Juliana pranojnë se në një farë mënyrë kanë hyrë në shtëpi, për të provuar dhe për të njohur akoma më mirë veten e tyre. Nevila rrëfen se në jetën e saj, ka luftuar shpeshherë për të arritur gjërat që donte. Juliana shprehet se për të është hera e parë që po lufton vetëm, për diçka që do. Ajo thotë se përveç çmimit, kur hyri në shtëpi dëshiron dhe të krijonte shoqëri të sinqertë. Juliana shprehet se jashtë ka pasur gjithmonë mundësinë ta zgjedhë vetë shoqërinë, kurse në shtëpi duhet të rrish edhe me banorë që nuk të pëlqejnë. Ajo thotë se jashtë nuk debaton fare, por pranon se thotë fjalën e fundit dhe nuk flet më me personat që zihet. “Nuk e kam ditur që kam kaq durim”, thotë Juliana. Teksa flet për banorët, Juliana mendon se disa persona kanë ndryshuar për mirë dhe disa për keq. Ajo thotë se Nevila, Arditi, Enkelejdi, Visari nuk kanë ndryshuar fare qëndrim, që nga fillimi. Juliana shprehet se Valeri ka ndryshuar, sepse hyri si i mirë i shtëpisë dhe tani po del i keqi pasi flet fjalë banale, duke marrë parasysh edhe faktin se po bën lojë. “Jona ka hyrë si 28-vjeçare dhe do dali si kalama 8-vjeçare”, thotë ajo. Për Mikelën, Juliana thotë se në fillim tregonte veten si intelektuale, kurse tani po bën si gazmore. Ajo shprehet se edhe Meridiani ka të njëjtën qëndrim, por ende nuk po e kupton lojën e tij, sepse po sillet i mirë me të gjithë. Juliana mendon se banorët që nuk ndryshojnë sjellje nga dita në ditë, tregojnë qëndrueshmëri.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment