Juliana për Jonën: “I ngeli mendja te i dashuri im”

Juliana i tregon Arditit se Jona i kishte thënë: “mos e përdor fjalën “karamele”, se këtë fjalë Valeri e përdor për të dashurin tënd... Arditin”. Ndërsa Jona për Julianën: “Kur bën kjo sikur të lë pa fjalë o zot, mua ma hëngërt dreqi gjuhën . Më bën mua sikur ...kjo fjalë është shpikur për dashurinë e jetës, ajo s’e di a e do a se do atë”! Juliana me Arditin në oborr flasin për Jonën dhe Valerin. Juliana i thotë Arditit se do të ishte mirë të dilnin dy persona këtë javë. Arditi i sugjeron të shkojnë brenda dhe t’ia prishin “happy hour” . Juliana i thotë që nëse ajo do thoshte lloj-lloj gjërash për një person, nuk do të mund të rrinte me atë person. Dhe Arditi thotë që dhe ai ashtu si ajo e mendon. Juliana thotë që e ka thënë dhe vazhdon ta thojë që: “ Jona është xheloze, Jona vazhdon të jetë xheloze më shumë se sa ishte”. Juliana i tregon Arditit se kur e kishte pyetur Jonën se kush ishte arsyeja për shpullën që i kishte dhënë Arditit, ajo ishte përgjigjur se nuk ishte nevoja t’ia tregonte asaj shkakun pse e kishte bërë. Juliana shprehet për Jonën: “Kur më tha për të dashurin, do i thoja, të mbeti mendja te i dashuri im” Jona nga ana tjetër komenton për Julianën me Meridianin dhe Visarin. Meridiani i thotë Jonës se, nga ata “të tre”, i pëlqen më shumë Juliana. Jona reagon: “unë e kam shumë xhan, ka shumë zemër të mirë po nuk mund të ecim me këtë gjë”. Edhe Mikela pohon se nga ata “të tre”, i pëlqen më shumë Juliana. Por ajo mendon se Arditi dhe Nevila nuk rrezikojnë këtë javë. Juliana nuk ka qenë shumë aktive dhe kjo mund ta vëri në rrezik.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment