Juliana lutet vetëm; Nevila bashkohet me të, Valeri u prish vajzave lutjen

Banorët qëndrojnë gjatë në oborr, duke biseduar me njëri-tjetrin. Më pas ata fillojnë të tregojnë barsoleta dhe qeshin. Ndërkohë Juliana ndodhet vetëm në dhomën e ndenjies. Ajo qëndron e ulur në dysheme dhe rreth vetes ka vënë disa qirinj të ndezur. Juliana mediton dhe më pas fillon të lutet në heshtje. Banorët që kalojnë aty bëhen kuriozë. Në fillim Enkelejdi e pyet nëse është mirë dhe pastaj largohet, duke e lënë vetëm. Më vonë vjen Arditi, i cili qesh me të madhe kur e shikon Julianën ashtu. Ai e ngacmon duke i thënë nëse po thërret fantazmat, apo shpirtrat e mirë. Juliana qesh dhe i kërkon Arditit të largohet. Ai e lë vetëm dhe i thotë duke qeshur: “Zoti të ruaj Xhuli”. Pas disa minutash vjen Meridiani, i cili sapo e shikon Julianën duke u lutur në dysheme fillon të qeshë. Ai thërret Arditin dhe i thotë të hapë derën e kuqe, se një banor nuk është mirë dhe do dalë. “Hape dhe dilni të dy jashtë”, u thotë Juliana, ndërsa Arditi dhe Meridiani vazhdojnë të qeshin. Pranë Julianës vjen Nevila, e cila ulet përballë saj, duke i kapur duart. Meridiani fillon t’i ngacmojë sërish dhe bashkë me Visarin, ulen pranë tyre. Juliana dhe Nevila qëndrojnë gjatë ashtu. Juliana thotë se duke u lutur, vajzat po marrin energji pozitive. Valeri vjen pranë vajzave dhe u fik qirinjtë. Nevila mërzitet dhe i thotë se atë nuk e ka shqetësuar njeri, kur ka dashur të bëjë diçka. Edhe Juliana mërzitet. Ajo shprehet se Valeri i la lutjen përgjysmë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment