Juliana: “Jona është materialiste, unë nuk vë shoqërinë para 100 milionëve”

Juliana dhe Nevila flasin për Jonën. Nevila i tregon Julianës se Jona ka thënë se jashtë do jenë shoqe me të, por në shtëpi e sulmon sepse ka ardhur për të fituar. Juliana thotë se jashtë Jona nuk do ketë shansin më të vogël të rrijë me të. “S’kam punë tjetër unë, të mbaj shoqëri me Jonën”, thotë ajo. Juliana ndjehet keq që Jona i transformon sipas dëshirës fjalët e saj. Ajo thotë se sigurisht që ka hyrë në shtëpi për të fituar, por mendon se nëse përballet Arditi dhe Nevila e meritojnë më shumë se ajo. Juliana mendon se Jona është shumë materialiste dhe këtë gjë e ka kuptuar nga mënyra sesi flet. Nevila e pyet sesi e ka kuptuar këtë gjë. Juliana thotë se kështu mendon, duke parë mënyrën sesi flet për lekët, edhe pse të gjithë atë qëllim kanë të fitojnë. Juliana prano se ka ndryshuar shumë gjatë qëndrimit në shtëpi. “Shoqërinë që kam krijuar këtu, nuk e vë para 100 milionëve”, thotë ajo. Juliana mendon se Jona po bëhet e keqe vetëm për të fituar çmimin, por ajo vetë nuk bëhet dot e keqe. Nevila thotë se do apo nuk do bëhet e keqe, sepse nuk duhet të lejojë të tjerët ta shkelin me këmbë. Ajo shprehet se Jona ka arsyet e veta që po sulmon Julianën, por ka edhe zili. Juliana thotë se me mënyrën sesi sillet Jona është xheloze dhe ziliqare. Ajo shton se Jona ka qenë ziliqare për të gjitha gocat, për Lorin, për Violën. Juliana thotë se të gjithë banorët janë fallco dhe bëjnë si të mirë, me ata që kanë pranë. Ajo thotë se Meridiani trembet nga Jona, sepse sa ngre zërin ajo, Meridiani pushon.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment