Juliana e nervozuar me Visarin për zgjimin nga gjumi: ‘ Do t’iu prishë mozaikun’

Visari doli në oborr ku ishte edhe Juliana, duke pirë cigare. Ai nis ta ngacmojë në lidhje me nervozizmin e saj për shkak të zgjimit. Juliana vazhdon t’i përsërisë, se i ka bërë me dije që kur të jetë radha e tyre, ajo ‘do t’iu prishë mozaikun’. Visari i tregon në mënyrë indirekte për ngjyrat e mozaikut, të cilat lidheshin me derën e kuqe, e cila të nxjerr jashtë shtëpisë. Ai e bëri këtë, për ta bërë me dije se nëse ajo vendosë të prishë diçka, mund të penalizohet. Juliana, që e kuptoi mirë ironinë e tij, i përgjigjet se ajo mund të bëjë gjithçka do aty brenda: Unë mund të bëj ç’të dua këtu brenda, përveçse të ofendoj dhe të vë dorë - i thotë ajo. Visari përpiqet t’i bëjë të kuptojë, se ka penalizime kur shkelen rregullat edhe për lojërat që jepen nga Vëllai i Madh. Ata vazhdojnë diskutimin për faktin se Visari e kishte zgjuar nga gjumi dhe kjo gjë e kishte nervozuar atë. Arsyetimi ironik i Visarit ishte që ata të mos humbisnin kohë televizive, por Juliana i thotë se asaj nuk i interesonte koha televizive e mëngjesit, pasi ajo e kishte shfrytëzuar kohën e saj, duke biseduar natën. Mikela del në oborr për t’i përshëndetur, duke qeshur, por Juiliana vazhdonte të ishte e nervozuar, duke i kthyer përgjigje të ashpra Mikelës. Pasi diskutuan për hakmarrjen e Julianës, ata u futën brenda dhomës së gjumit dhe të dy nisën të kërcejnë sipër tavolinës, duke zbutur nervozizmin mes tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment