Juliana dhe Arditi flasin për Jonën

Juliana shkon në dhomën e gjumit dhe bashkë me Arditin fillojnë të bëjnë thashetheme. Fillimisht ajo i rrëfen Arditit ngacmimin që Jona i bëri më parë dhe thotë “ajo më ngacmon dhe unë e injoroj duke i thënë fol me veten tënde”. Arditi qesh, ndërsa Juliana i thotë se ajo nuk do t’ia japë Jonës kënaqësinë që të kapet e të debatojë me të. Arditi këshillon Julianën që të mundohet të jetë e fortë, në mënyrë që t’i rezistojë edhe kësaj jave dhe të shkojë në finale. Juliana thotë se ajo nuk e kupton se përse Jona është kapur kaq keq pas tyre, ndërsa Arditi i thotë se tashmë ata e dinë arsyen se përse, duke nënkuptuar kështu se Jona është xheloze ndaj tyre”. Më pas Arditi komenton ato që u shfaqën në spektakël dhe fjalët që Juliana i drejtonte Jonës për Arditin. Ndër të tjera ata fillojnë dhe komentojnë edhe banorët e tjerë për ato që kanë thënë dhe më pas të gjithë bien në gjumë. Ndërkohë edhe banorët e tjerë tashmë kanë rënë të flenë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment