Juliana-Arditit “Unë e kam xhan Enkelejdin, siç ke ti Katerinën”

Juliana dhe Arditit ndodhen në oborr, ndërkohë që Visari, Mikela dhe Enkelejdi merren me provën e mozaikut të Digitalb. Pjesa tjetër e banorëve shkojnë të flenë. Juliana dhe Arditit qëndrojnë në oborr dhe bisedojnë aty me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë. Ata flasin për eksperiencën në Big Brother 7 dhe ndërkohë kujtojnë se të gjithë këtë javë janë në nominim dhe rrezikojnë që të dalin. Arditit i thotë Julianës se nuk dëshiron që të nxjerrë në pah Enkelejdin sepse nëse e bën ai do të vazhdojë qëndrimin në shtëpi, ndërsa rrezikojnë të tjerët. “S’po du me e vu në dukje Enkelejdin” i thotë Arditit Julianës dhe ajo i përgjigjet “për Enkelejdin nuk të ndihmoj dot sepse unë e kam aq xhan Enkelejdin sa ti ke Katerinën, më kërko ç’të duash për të tjerët, por jo për të”. Arditi i thotë se thjesht i tha diçka, por nuk i kërkoi që ajo të bëjë diçka kundër Enkelejdit. Juliana i thotë se ajo nuk dëshiron që të jetë Enkelejdi ai që do të largohet këtë javë nga shtëpia.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment