Juliana-Arditit “ti nuk do ta fitosh BB, do ta fitoj unë”

Gongu për realizimin e mozaikut ka rënë përsëri. Këtë herë është radha e Arditit, Julianës dhe Nevilës, për të ndërtuar mozaikun me logon e Digitalb. Gjatë kohës që punojnë për ndërtimin e mozaikut ata bisedojnë me njëri-tjetrin për mënyrën se duhet t’i vendosin gurët dhe ndërkohë edhe ngacmohen me shaka. “Do me tregu se4do arrish në finale ti?” i thotë Juliana Arditit dhe ai duke qeshur i thotë se do ishte shumë mirë nëse do të ishte në finale. “do Zoti, shkoj deri atje” i thotë Arditit Julianës. Juliana më pas i thotë Arditit “s’ke për ta fitu ti Big Brother-in, kam për ta fitu unë” dhe Arditi i thotë se edhe nëse e fiton ajo shumë mirë do ishte. Ndërkohë që Arditi, Juliana dhe Nevila merren me provën e ndërtimit të mozaikut, pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë aktivitetin e tyre normal. Tashmë është momenti i drekës dhe ata hanë drekë. Edhe pse janë fare pranë banorët e tjerë sillen sikur mozaiku dhe banorët që punojnë në të, të mos jenë fare aty. Kjo ndodh pasi është urdhër nga Vëllai i Madh.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment