Juliana-Arditit “Me ty do t’i shoh gjërat më mirë jashtë”

Juliana dhe Arditi vazhdojnë të bisedojnë për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin. Ata flasin për qëndrimin e tyre brenda shtëpisë dhe për ato që mund të ndodhin pasi të dalin nga Big Brother. Juliana thotë se mezi po pret që kjo javë të mbarojë sepse është krijuar një situatë e mërzitshme, ku të gjithë rrezikojnë të dalin. Më pas ajo fillon të flas për raportin që ka me Arditin. Juliana i thotë Arditit se ka disa gjëra që tek ai nuk i pëlqejnë, por që do t’i shohë më mirë në momentin që do të dalin nga shtëpia. Arditit e pyet se për çfarë e ka fjalën dhe Juliana i thotë “Ti të njëjtat gjëra që më ke thënë mua, ia ke thënë edhe Jonës më parë”. Më pas Juliana vazhdon “me ty do t’i shoh gjërat kur të dal nga këtu”. Arditit i thotë Julianës se ajo e ka parë tashmë se kush është Arditit. “Unë ky që jam këtu do të jem edhe jashtë” i thotë Arditit Julianës, ndërsa ajo i thotë se gjithçka mes tyre do të sqarohet vetëm pasi të dalin nga Big Brother. Më pas Juliana fillon të tregojë histori nga jeta e saj, ngacmimet e shumta që ka marrë nga djemtë dhe lidhjet që ka pasur. Ndërkohë bie gongu dhe skuadra e parë, përfundon punën me ndërtimin e mozaikut, ndërsa një pjesë e mirë e banorëve kanë rënë në gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment