Juliana-Arditit “Kam dyshimet e mia, s’më pëlqen që sheh kamerat kur më puth, por nuk them se e bën për lojë”

Arditit dhe Juliana ndodhen në oborr. Ata nisin të diskutojnë për raportin e tyre. gjatë debateve me banorët e tjerë Arditit është akuzuar si njëri që nuk mund t’i besohet dhe se ka pëlqime edhe ndaj Jonës. Juliana nuk ka mbajtur qëndrime në debatet e Arditit, kundrejt Valerit dhe Meridianit, por duket se fjalët e tyre kanë ndikuar te ajo. Në bisedë e sipër Juliana i thotë Arditit se ajo ka dyshimet e saj për sa i përket ndjenjave të tij, ndaj saj. “Unë nuk kam besim 100% te ti sepse nuk e di se si je ti jashtë shtëpisë” i thotë Juliana Arditit dhe më pas shton “edhe pse ti më betohesh, unë prapë mbaj atë dyshimin tim”. Arditit i thotë Julianës se i vjen keq që është betuar shumë për gjërat që banorët e tjerë nuk e besojnë. Juliana i thotë se ai nuk ka pse ta bëjë një gjë të tillë, kur dikush nuk ka besim tek ai, “Unë nuk e kam përmend kurrë që ti rri me mua për lojë, nëse kam dyshuar të ti e kam bërë se nuk më pëlqen fakti që sheh kamerat, në një kohë që je duke më puthur mua” thotë Juliana dhe më pas shton “ndoshta është normale, por nuk më pëlqen”. Arditi i thotë Julianës se ata duhet që t’i sqarojnë gjërat kur të dalin jashtë dhe shprehet “dyshimet do të zgjidhen të gjitha jashtë”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment