Juliana-Arditit: 'Do të të injoroj, do bëj sikur nuk je fare dhe do flas keq për ty’

Juliana, sapo u zgjua i bëri të qartë Arditit, kur ai ishte në oborr, se ‘ajo nuk rri dot pa u ngatërruar me të’, duke nisur ta ngacmonte me fjalë. Arditi kërkoi ta linte rehat: Po dëgjoj muzikë më lër rehat! – i kthehet ai. Juliana nuk e priti mirë përgjigjen e tij, ndaj i bëri të qartë se ‘nëse vazhdon ashtu, ajo s’ka shanse të rrijë me të’. Do të të injoroj, do bëj sikur nuk je fare dhe do flas keq për ty - u shpreh ajo, duke shtuar faktin, se ai është egoist. Arditin nuk e shqetësoi kjo, duke i thënë se ai lloj reagimi, do ta bënte të qeshte. Ndërkohë, në sallon Valeri, Jona dhe Visari bisedojnë për finalistët, duke theksuar faktin se Juliana e meriton finalen shumë më tepër se Arditi, e duke komentuar natyrën ‘tinzarë’ të Arditit dhe Meridianit, që sipas Valerit, kanë qenë të dy duke bërë vazhdimisht lojë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment