Juliana-Arditi-Nevila flasin për vështirësitë ekonomike, lojën dhe finalen

Ndërkohë që banorët e tjerë flenë gjumë Arditi, Nevila dhe Juliana flasin për lojën dhe finalen. Juliana thotë se nëse fiton, ajo ka dëshirë të ndihmojë babanë e saj. Ajo tregon vështirësitë ekonomike që ka kaluar me mamanë e saj, kur është kthyer në Shqipëri. Juliana rrëfen se babai i saj ka shumë borxhe dhe do ta ndihmojë t’i lajë të gjithë lekët. Ajo thotë se kur të dalë jashtë, duhet të gjejë punë. Juliana flet për motrën, duke treguar për shkollën dhe jetën e saj në Itali. Ajo rrëfen se ka dy vjet pa e parë motrën, sepse nuk ka pasur mundësi ekonomike të shkojë ta takojë. Edhe pse pranon vështirësitë e saj, Juliana thotë se Nevila dhe Arditi e meritojnë më shumë se të gjithë fitoren, sepse nuk kanë bërë lojë të pistë. Ajo shprehet se Nevilës i kanë munguar shumë gjëra në jetë dhe me këtë çmim ajo mund të ndërtojë jetën e saj, e të mos varej nga askush. Arditi dhe Nevila vlerësojnë Julianën për zemrën e mirë dhe bujarinë që tregon. Nevila e këshillon të mos lejojë asnjë ta shkelë me këmbë, kurse Arditi i thotë të dojë veten e saj më shumë se të gjithë. Duke folur për vështirësitë e jetës, Arditi i rrëfen historinë kur është “djegur” nga shoqëria e tij. Ai tregon se me dy shokë të ngushtë ka pasur probleme kur hapën biznesin bashkë dhe ai ka sakrifikuar për ta. Arditi tregon se shokët e tij e kanë braktisur, pikërisht në momentin që kishte më shumë nevojë për ta. Biseda kalon tek Meridiani dhe Jona. Nevila shprehet se dëshiron t’i shikojë ata të dy të debatojnë, sepse Meridiani tensionohet shumë, derisa pajtohet me Jonën. Arditi mendon se Jona e ka shumë frikë bashkimin e Meridianit me grupin e tyre. Ai shprehet se do ishte mirë të bënin sikur janë në grup me Meridianin, vetëm për të acaruar banorët e tjerë. Juliana thotë se Meridiani nuk di se çfarë bën, pasi e mban mirë me të gjithë. Nevila, Arditi dhe Juliana diskutojnë lojën e Meridianit me Jonën, duke mos kuptuar arsyet e bërjes së saj. Nevila thotë se letra e Valeri ishte shumë e sinqertë dhe e ndjerë nga ana e tij. Më pas banorët flenë të gjithë gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment