Jona shkon në finale, të gjithë banorët në televotim

Arbana pyet opinionistin se kë do donte në finale. Mandi thotë se ka tri banorë në mendje, Valerin, Arditin dhe Jonën. Por nëse shkojnë më shumë ai mendon Meridianin dhe Nevilën. Banorët nuk e dinë se sonte, një tjetër prej tyre do të largohet nga shtëpia, duke humbur mundësinë për të qenë finalist. Janë pikërisht banorët vetë që do të zgjedhin se kë do të çojnë në nominim, me një skemë të veçantë të përgatitur nga Vëllai i Madh. Arbana fton banorët të pozicionohen tek tavolina e rrumbullakët që gjendet tek pedana në oborr. Banorët duhet të zgjedhin tri kuti. Sipas rendit alfabetik banorët nisin të zgjedhin kutitë e para dhe i vendosin tek pika jeshile. Më pas banori në krah zgjedh kutinë dhe e vendos tek pika e kuqe. Banorët kanë edhe zgjedhjen e tretë dhe kutinë e vendosin tek pika jeshile. Arditi shpëton Nevilën, ndërsa Meridiani e Juliana shkojnë në nominim. Valeri shpëton veten e tij dhe çon në nominim Visarin e Meridianin. Meridiani çon në nominim Julianën dhe Arditin, shpëton Nevilën. Jona shpëton Visarin dhe çon në nominim Valerin e veten. Visari shpëton Meridianin dhe çon në nominim Nevilën e Arditin. Nevila shpëton Arditin dhe çon në nominim Julianën e Valerin. Juliana shpëton veten dhe çon në nominim Nevilën e Visarin. Sipas grafikut përfundimtar, Jona ka vetëm një votë, prandaj është banorja e parë që shkon në finale. Të gjithë banorët e tjerë shkojnë në telefonim. Arbana hap zyrtarisht televotimin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment