Jona puth Visarin, pajtohen; Visari: “Mikela rrezikon të dalë”

Visari është në gjumë, Jona shkon tek krevati i tij dhe e puth. Ajo shtrihet pranë tij, por Visari është ende përgjumësh. Jona e kafshon dhe Visari bërtet. “Të dhimbti?”, e pyet ajo dhe e kafshon sërish në kurriz. Visari kthehet nga ajo dhe e përqafon, duke e quajtur “budall”. Ata qëndrojnë të përqafuar, duke shkëmbyer puthje mes tyre. Visari i thotë se ishte në gjumë dhe ajo e trembi me kafshimet e saj. “Do vazhdosh të më mërzitesh”, e pyet Jona dhe Visari përgjigjet “Po”. Visari i thotë se ajo bën si mistrece, kurse Jona i thotë se ai e mërzit me budallaqet që bën, duke i kujtuar sërish se ajo i kërkoi një bluzë dhe ai nuk ia solli. Jona dhe Visari fillojnë të flasin për banorin që mund të dalë të premten nga shtëpia. Visari thotë se nuk i dihet se kush del, pasi janë në nominim dy banorë të kundërt. Ai mendon se Valeri pëlqehet në publik për budalliqet që bën, por thotë se Mikela është e mençur dhe flet fjalë me peshë. Jona dhe Visari shprehen se Mikela rrezikon më shumë të dalë nga shtëpia. Jona i tregon Visarit se më herët ka përgjuar bisedën e Arditit dhe Julianës. Ajo shprehet e kënaqur dhe thotë se Arditi ngeli shumë keq që ajo i dëgjoi të gjitha çfarë folën. Jona thotë se Juliana nuk është e keqe dhe ajo e ka shumë qejf. Visari komenton debatet me Arditin dhe thotë se kur ai nxehet, del jashtë kontrollit. Ai shpreh frikën se familjarët e tij i keqkuptojë debatet që bën me Arditin dhe i marrin seriozisht.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment