Jona për Meridianin: Nuk ka për të marrë duartrokitje nga publiku, se po tradhëton të fejuarën

Jona shkon në dhomën e gjumit, ku ishte edhe Matilda, e cila ishte shtrirë e përgjumur në krevat. Ajo i tregoi gjithçka kishte ndodhur me Meridianin, ndërkohë që Matilda reagonte e habitur pas çdo fjale të saj. Ajo i tregon se si Valeri i kishte kërkuar të hiqte duart prej saj, se ‘ishte burrë i fejuar’. Matilda nuk e besonte, ndërkohë që Jona qeshte, duke i thënë se gjithçka kishte ndodhur vërtet. Gjate kohës që flisnin për Meridianin, ai futet në dhomë, duke përshëndetur vajzat, të cilat u sollën menjëherë sikur flinin. Ai u uron ‘natën e mirë’, ndërkohë që Jona i thotë se do të ngrihen sërish nga shtrati, duke e lënë të largohej nga dhoma. Në dhomë vjen Visari, të cilit gjithashtu i tregon se çfarë kishte ndodhur me Meridianin. Ajo i shpjegoi, se ai kishte provuar të afrohej me të. Visari e pyet nëse kishte ndodhur gjë, por Jona i shpjegon se ende jo, por ishte afër... Jona i tregon se ajo ka bërë një plan me Matildën, ‘ta nxjerrin keq’. Ta nxjerrim siç është ai, jo keq - ndërhyn Matilda, duke e korrektuar. Ajo vazhdon t’i tregojë, se ka vendosur që të nisë të luajë pak me ngacmimet e Meridianit, që ai të marrë guxim t’i thotë aty brenda, atë që do të thotë jashtë asaj shtëpie. Duhet ta kuptojnë që po tradhëton, është tradhëtar - shprehet Jona. Visari i sugjeron që ajo ta ngacmojë, që ai t’i thotë të vërtetën, duke e këshilluar të qëndrojë ca kohë me të vetëm. Pyete a po të pëlqej - i këshillon Visari. Jona pranon të bëhet pjesë e lojës, duke shtuar: Nuk ka për të marrë duartrokitje nga publiku se po tradhëton të fejuarën, 7 vjet t’i hedhësh poshtë. Visari bie dakord, por e këshillon që atë muhabet, të mos e lërë për jashtë dhe të bindet se sa i vërtet mund të jetë pëlqimi i tij për të, përpara se të t’i futet asaj loje. Ata shkojnë në dhomën e ndenjjes, ku ishte edhe Meridiani, duke qëndruar shumë afër me të për ta provokuar. Megjithëse mes tyre pati vetëm biseda të përgjithëshme, Jona vazhdoi të qëndrojë pranë tij në kuzhinë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment