Jona ngacmon çiftin “Lidhjen tuaj e kam bërë unë interesante”

Banorët ndodhen në dhomën e ndenjies të gjithë dhe Jona nis të ngacmojë çiftin. Ajo e nis me Arditin duke i thënë se atij nuk i është dëgjuar fare emri sidomos javët e para, ndërsa tani është përmendur vetëm për afrimin me vajzat dhe lidhjen me Julianën. Arditit nuk debaton me të por i thotë se është e vërtetë ajo që thotë Jona, por ana edhe Jona sipas tij doli në dukje ngaqë kapej me Rigelsin. Jona i thotë Arditin se ajo ka qenë gjithmonë e dukshme në shtëpi dhe çdo javë i është përmendur emri edhe për zërin e lartë, madje që javën e dytë të këtij edicioni. Më pas Jona vazhdon me Julianën. “Xhulit iu përmend emri muajin e parë që kërkonte burrë, pastaj u dëgjonte vetëm kur jepte nominimet, tani i përmendet emri për lidhjen, kurse mua më është përmendur emri gjithmonë” thotë Jona. Jona flet me zë të lartë në prani të të gjithë banorëve dhe përpiqet që të acarojë Julianën dhe Arditin. Ajo thotë se që nga java e parë ka qenë aktive në shtëpi ndërsa ata të dy jo. Në një moment Jona u thotë “edhe lidhjen tuaj e kam bërë unë interesante se nëse e ke vënë re për lidhjen tuaj më bëheshin pyetje vetëm mua”. Më pas ata e lënë këtë diskutim, pasi Visari i njofton se ka përfunduar së gatuari dhe ata mund të ulen për të ngrënë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment