Jona: “Nevila fiton Big Brother-in”, Valeri: “Nuk kemi ardhur këtu për bamirësi”

Ndërkohë që banorët e tjerë flenë gjumë, Valeri, Jona dhe Visari bisedojnë me njëri-tjetrin për banorët. Jona dëshiron që këtë javë të dalë një vajzë, ndërsa Visari dhe Valeri mendojnë se do ketë eliminim të dyfishtë. Valeri flet për Meridianin, duke thënë se është bërë si dele. Ai thotë se Meridiani plotëson ditën duke u zënë me të, por flet vetëm budallaqe. Valeri komenton faktin se Arditi dhe Meridiani e quajnë motra. “Arditi trembet prej personave që kanë orientim tjetër seksual. I ka tmerr”, thotë Valeri. Ai tregon se këto shaka i bën edhe në shoqëri, por edhe nusja e tij është në dijeni. Visari mendon se Valeri e tepron ndonjëherë me lojërat e tij. Ai thotë se shpesh ka dyshuar tek seksualiteti i tij. Valeri thotë se nuk e ka aspak problem dhe të gjithë banorët le të dyshojnë. Ai shprehet shumë i bindur për dashurinë dhe besnikërinë që ka ndaj bashkëshortes së tij. Valeri vazhdon të flasë gjatë për Meridianin. Ai thotë se Meridiani luan lojë të pistë dhe manipulon. Visari thotë se Meridiani e mbivlerëson shumë veten, për të qenë në qendër të vëmendjes, por duket shumë i kompleksuar. Duke folur për banorin që meriton fitoren, Valeri thotë se Arditi nuk e meriton, sepse është shumë negativ. Ai shprehet se më mirë t’ia japin Nevilës për bamirësi, sesa Arditit. Valeri thotë se Nevila ka zgjedhur atë mënyrë, për t’u shfaqur. Ai dyshon edhe tek Meridiani, se mund ta fitojë. Jona është 90 % e sigurt se do ta fitojë Nevila, kurse Arditi nuk ka shanse. Ajo tregon një ëndërr që ka parë, ku Big Brother-in e fiton Nevila. Valeri është kundër Jonës dhe thotë se Nevila nuk ka bërë asgjë, për të merituar fitoren. Jona komplimenton Nevilën, por përmend edhe faktin se e ka ndihmuar shumë historia e saj. Visari thotë se Big Brother-in e ka fituar një banor me karakter të fortë dhe jo nga historia e tij. Valeri është totalisht kundër dhe thotë se nuk kemi ardhur të bëjmë bamirësi dhe t’i lëmë Nevilën rrugën e lirë të fitojë. Jona aludon se Visari dhe Nevila do kenë surprizë këtë javë, sepse nuk kanë pasur. Valeri ironizon Nevilën, e cila ka kërkuar surprizë. “I dhanë shkollën asaj, çfarë kërkon më tepër. Kërkon një post ministrie tani”, thotë Valeri për Nevilën. Më pas banorët flenë të gjithë gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment