Jona-Meridianit “Nuk ta fal që s’nominove Xhulin, ajo nuk meriton të shkojë në finale”

Në dhomat e gjumit tashmë janë fikur dritat. Jona për një kohë të gjatë diskuton me meridianin për nominimet e kësaj jave. Ajo akuzon meridianin se është i gjithë faji i tij që në nominim kanë dalë Mikela dhe Valeri. Sipas saj ai duhet të kishte nominuar Julianën sepse sipas saj ajo nuk meriton të shkojë në finale dhe përballë Valerit me siguri do të ishte Juliana që do të dilte jashtë shtëpisë. Meridiani i thotë Jonës se ai pati arsyet e veta që e nonminoi Mikelën sepse ajo e ka sulmuar disa herë gjatë javës së kaluar dhe shprehet “nuk e nominoj dot dikë që s’më ka bërë keq, unë nuk jam bukëshkelur”. Jona e kundërshton duke i thënë “ti thua se meriton t5ë shkojë Juliana dhe Arditi në finale, jo Mikela dhe Valeri?!”. Meridiani i thotë se një ndër arsyet e nominimit që ai ka bërë mund të jetë edhe kjo, sepse dëshiron që të shkojë në finale me banorë më pak të fortë sepse kështu ka mundësi më shumë për të fituar çmimin e madh, ndërsa Jona e quan të padrejtë një gjë të tillë. “Ke gabuar Meridian, nëse do kishe nominuar Julianën, kjo përballë Valerit do kishte dalë fishek, jashtë, nuk ta fal këtë” thotë Jona, ndërkohë që aty afrohet Juliana dhe jona i thotë asaj “duhet t’ia dish për faleminderit Meridianit se do kishe dal ti me Valerin në nominim dhe do kishe dalë jashtë fishek”. Jona ngacmon kështu Julianën, por kjo e fundit nuk debaton me të, por largohet duke i thënë se është publiku ai që vendos se kush do të dalë nga shtëpia.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment