Jona: “Meridiani nesër do debatojë me Arditin për mua”; Valeri: “Kam shumë frikë se dal”

Ndërkohë që banorët e tjerë flenë gjumë, Valeri shkon pranë Jonës dhe Visarit dhe të tre fillojnë të flasin për Arditin. Jona tregon se ka qenë në dush duke luajtur me ujë me Arditin dhe Juliana është bërë xheloze dhe Arditi e ka ndërprerë lojën. Ajo thotë se Meridiani ka bërë plan që nesër të bëjë debat me Arditin, duke e ngacmuar për Jonën dhe afrimitetin me të. Valeri komenton Mikelën dhe thotë se ajo u bë menjëherë krah me Mikelën, pastaj thotë se Arditi u bë krah me Mikelën. “Arditi e di shumë mirë që unë i bëj zbor”, thotë Valeri. Jona thotë se Arditin e përdor si të duash dhe i bën “zbor”. Valeri thotë se me Arditin nuk lodhet fare kur debaton, aq më pak që ka përballuar Meridianin dhe banorët e tjerë. Ai shprehet se Nevila apo Arditi nuk janë të zotët ta fitojnë çmimin e madh të Big Brother-it, sepse nuk kanë bërë asgjë në shtëpi. Jona thotë se tani qesh me Valerin, por në fillim i ka acaruar të gjithë nga nervat. “Je unik kështu siç je, mos ndrysho”, i thotë Jona. Visari rrëfen se vetëm një herë në fillim e ka nominuar Valerin, sepse nuk e ka pasur qejf. Jona vlerëson Valerin, se di ta përdorë shumë mirë armën e fjalës. Valeri shpreh frikën, se mbase del të premten. Ai thotë se do ta përdorë sa më mirë armën e fjalës. “Kam shumë frikë, se edhe mund të dal”, thotë Valeri. Ata bëjnë plan nëse janë finalistë, të hidhen të gjithë bashkë në pishinë. Valeri fillon të flasë për histori nga jeta e tij jashtë. Ai thotë se gjithmonë është sulmuar dhe kanë folur keq për të. Ai tregon një rast kur një bashkëfshatar e ka sharë dhe më pas atij i kanë ndodhur shumë të këqija në shtëpinë e tij. “Të gjithë personat që duan të më bëjnë keq, i kam parë shumë keq pas ca kohës. Të njëjtat gjëra që kanë dashur të më bëjnë, u janë kthyer atyre”, thotë Valeri. Më pas banorët flenë të gjithë gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment