Jona kërkon të sqarojë Julianën, flet me Nevilën; Jona-Arditit: “Të hënksha syrin, që shikon nga pasqyrat”

Juliana, Nevila dhe Visari pinë cigare në oborr. Juliana ende nuk është qetësuar dhe fillon të qajë. Nevila mundohet ta qetësojë. Ajo komenton me Visarin, se Juliana është prekur nga fjalët e Jonës, sepse ajo nuk e kupton se çfarë kërkon t’i thotë Juliana. Visari shkon në dhomën e gjumit dhe i tregon Jonës, se Juliana është mërzitur me të. Menjëherë Jona shkon në kuzhinë për t’u sqaruar me Julianën. Ajo e pyet nëse ka thënë ndonjë gjë që e ka mërzitur atë. Juliana vazhdon të gatuajë dhe i thotë “jo”. Jona e pyet se përse ka qarë, por Juliana e mohon. Jona i thotë se nëse është e mërzitur me të, duhet t’ia thotë, që të sqarohen dhe mos të dëgjojë më fjalë më vonë. Juliana nuk flet, prandaj Jona pyet Nevilën. Nevila thotë se ajo është mërzitur, por nuk e di për kë pjesë. Jona këmbëngul të sqarohet me Julianën, duke i thënë se nëse ajo e ka keqkuptuar, apo ofenduar i kërkon edhe falje. Juliana thotë se nuk ka asgjë, duke refuzuar të sqarohet me Jonën. “Nuk dua të më sqarosh gjë, je ok”, thotë Juliana, duke u larguar nga kuzhina. Nevila thotë se Juliana është prekur nga biseda e mëparshme. Jona shprehet se ajo foli për dashurinë dhe nuk tha asgjë të keqe, për të ofenduar njeri. “Këtyre keq t’u thuash po bëjnë lojë, keq t’u thuash ke rënë në dashuri”, thotë Jona. Nevila i thotë Jonës se ajo i kupton shumë mirë fjalët e Julianës, por nuk do vetë dhe bën sikur nuk i kupton. Jona thotë se ajo i merr fjalët dhe situatat si të dojë ajo. Jona çuditet që Juliana është prekur, teksa Nevila mundohet ta sqarojë. “Unë erdha për të qetësuar, ajo vazhdon bën kryeneçen”, thotë Jona. Ajo shton se nuk e quan veten gabim dhe nuk ndihet fajtore për lotët e dikujt. Jona pranon se ajo kapet me çdo fjalë, sepse do gërricet për të bërë debate kot. Ajo thotë se Juliana është treguar shumë herë e dobët, por Nevila shprehet se Juliana është bërë shumë e fortë. Jona thotë se Juliana dhe Arditi e kanë nxjerrë shumë keq të premteve, sikur është xheloze, apo i ka zili. “Nuk kam ardhur këtu të gjej dashurinë”, thotë ajo. Nevila i kërkon të pranojë se edhe ajo ka arsyet e veta, që po i sulmon. Arditi është ulur në sallon dhe dëgjon vajzat teksa sqarohen. “Ta hanksha syrin, që shikon me bisht syri nga pasqyra zoti Ardit”, i thotë Jona.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment