Jona ironizon Nevilën: “I çojmë 100 milionë tek fshati SOS dhe dalim jashtë”, Valeri: “Më shumë e meriton Meridiani fitoren, sesa ajo”

Jona, Valeri dhe Visari flasin në dhomën e gjumit për Julianën, Nevilën dhe Arditin. Jona sërish diskuton faktin se Juliana është e gatshme të lërë lojën për Nevilën, apo Arditin. Valeri thotë se Nevila ka bërë shoqëri me Julianën, vetëm se ajo i thotë se do fitosh ti. Jona uron të fitojë ajo dhe kjo nuk tregon se ka zemrën e keqe, por aty ka ardhur për veten. Ajo tregon se i ka thënë Nevilës, se ajo nuk e meriton të fitojë më shumë se Valeri, apo Meridiani. Valeri thotë se Nevila nuk duhet të fitojë vetëm prej historisë së saj. Jona dhe Valeri shprehen se Arditi nuk di të flasë dhe flet tërë kohën kot. Jona komenton zënkën me Julianën dhe mërzitjen e saj, duke treguar se ajo nuk ka dashur të sqarohet. Ajo thotë se nuk do të bëhet shkaktare që të qaj dikush, por nëse ka dëshirë le të qajë sa të dojë. Jona shprehet se Juliana ishte mërzitur me Arditin dhe ia nxori asaj. Biseda shkon sërish tek Nevila, teksa Valeri flet keq kundër sjelljes dhe lojës së saj. Ai thotë se Nevila tërë kohës përpiqet të pajtojë banorët si Arditin me Julianën, apo Lorin me Visarin. Jona, Valeri dhe Visari shprehen se nuk është e drejtë që Nevila të fitojë, vetëm prej historisë së saj. “Hajde bëjmë bamirësi tani, t’i falim. I çojmë 100 milionë tek fshati SOS dhe dalim të gjithë jashtë”, ironizon Jona, Nevilën. Valeri thotë se Nevila ka zgjedhur një mënyrë sjellje, shumë ndryshe nga çfarë është jashtë. Jona shprehet se ai flet kot, sepse nuk e njeh fare si është Nevila jashtë. Valeri rrëfen se kur ka qenë partner me Nevilën është treguar shumë tolerant me të, pasi ajo i kërkonte të bënte shumë gjëra që nuk donte, si për shembull të mos rrinte me Esidën. “Më shumë e meriton Meridiani fitoren, sesa Nevila”, thotë ai. Visari dhe Jona flasin për finalen, pasi Jona thotë se e quan fitore edhe po të shkojë në finale. Ata komentojnë Mikelën, e cila është mërzitur nga nominimi i Meridianit. Valeri thotë se i është dhimbsur Mikela, sepse shkoi në nominim nga padrejtësia e Meridianit. Ai shprehet se nuk e ka shitur asnjëherë Nevilën, edhe pse ajo i ka shkuar kundër. Visari nuk kupton sesi banorët i kanë dhënë rëndësi Meridianit, që nga fillimi. Ai thotë se Arditi e ka llogaritur se Valeri do shkonte në nominim, pasi vajzat do dominonte atë. Ai përmend edhe Jonën që ka nominuar Valerin, por Jona i kërkon të ulë zërin, që mos t’i dëgjojë Valeri. Jona dëshironte të kishte dalë Juliana në nominim dhe jo Mikela.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment