Jona i sqaron Visarit shpullën ndaj Arditit: “Jam natyrë xheloze për çdo gjë”

Tashmë dritat në dhomën e gjumit janë fikur. Jona dhe Visari shtrihen nëpër krevatet e tyre dhe bisedojnë. Jona shprehet se mërzitur, për faktin se banorët nuk po bëjnë asgjë interesante. Visari hedh idenë që nesër të bëjnë loja të ndryshme me banorët, që të argëtohen dhe të shtyjnë sa më bukur ditën. Visari pyet Jonën, se përse e ka gjuajtur Arditin me shpullë. Jona heziton të flasë dhe i thotë se do t’ia shpjegojë jashtë, sepse nuk do që fjalët të keqkuptohen. Visari tregon se ka dyshuar se Arditi dhe Jona ka qenë të lidhur, prandaj ka ndodhur shpulla. Jona fillon ta sqarojë, duke shpjeguar natyrën e saj xheloze. Ajo thotë se nuk ka qenë në asnjë moment e dashuruar me Arditin, por është xheloze edhe në shoqëri. Jona thotë se ajo si femër e kuptonte, por edhe banorët e tjerë e dinin se Arditi pëlqente Jonës, pasi rrinte më shumë me të, sesa me Julianën. Ajo pranon se shpesh provokonte Arditin, në lidhje me Julianën, për të kuptuar marrëdhënien e tyre. Jona tregon një bisedë që ka bërë me Arditin, ku thotë se ai nuk e pranonte se pëlqente Julianën. Ajo rrëfen se e ka gjuajtur me shpullë, sepse nuk është treguar i sinqertë me të. Jona thotë se ajo është tip xheloze, sepse edhe kur e refuzon një mashkull, mërzitet kur e shikon me femra të tjera. Ndërsa në oborr, Juliana flet me Arditin, për ardhjen e mamasë së saj në shtëpi. Arditi i rrëfen se ai dhe Nevila, janë prekur nga surpriza e saj. Juliana shprehet e gëzuar që mamaja e saj ishte shumë mirë dhe tregoi mbështetje për të.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment