Jona falënderon Zotin për pjesëmarrjen në BB7 dhe për miqësinë që krijoi aty

Valeri ndodhet në kuzhinë duke larë enët dhe pranë tij shkon Jona. Ajo nis të bisedojnë me të për spektaklin e sotëm. Jona thotë se shpreson shumë që ajo, por edhe Valeri të mos dalin sonte nga shtëpia. “I lutem Zotit që të mos dalim edhe këtë javë” thotë Jona, ndërsa Valeri i thotë se ata kanë arritur shumë dhe duhet ta falënderojnë Zotin edhe për ardhjen e tyre deri në këtë pikë të Big Brother. Jona më pas e kalon lutjen e saj në falënderim. “Faleminderit Zot që më dhe mundësinë që të jem pjesë e Big Brother dhe që takova këta njerëz” thotë Jona. Ajo shprehet se e ka shijuar këtë aventurë dhe është e lumtur për miqësitë që ka krijuar brenda shtëpisë. Ndërkohë banorët e tjerë kanë shkuar në dhomat e gjumit dhe merren me përgatitjet e valixheve. Edhe Jona shkon dhe ndihmon Mikelën për t’u bërë gati për spektaklin. Banorët mendojnë se është shumë vonë sepse koha është e vrenjtur dhe nuk ka diell që të shohin se sa mund të jetë ora, pasi banorët kanë filluar që të shohin orën, nëpërmjet hijes që krijohet nga pozicioni i diellit. Duke qenë se nuk e kanë këtë mundësi, ata kanë filluar të bëhen gati shumë shpejt.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment