Jona e ngacmon, Visari: “Mos ndrysho qëndrim, për fjalët që thua”

Visari është në gjumë. Jona fillon të këndojë me zë të lartë, me qëllim që ta zgjojë. Ajo shkon pranë Visarit, por ai nuk reagon. Më pas Jona i tërheq jorganin dhe ia hedh në dysheme. Visari sërish nuk reagon, por fle zbuluar, pastaj çohet dhe merr jorganin. Jona shkon përsëri pranë tij dhe ia merr jorganin, por Visari nuk flet asnjë fjalë. Ai çohet dhe del të pijë cigare në oborr, pa i folur fare Jonës, e cila rri shtrirë tek krevati i saj. Më vonë banorët futen në dhomën gjumit. Meridiani ngacmon Jonën e Visarin dhe u thotë se ata po bëjnë si fëmijë, duke i mbajtur inat njëri-tjetrit. Jona i afron dorën, por Visari nuk ia kap dhe ajo mërzitet. Jona i thotë Meridianit mos ta ngacmojë fare Visarin. Visari thotë se njerëzit duhet të mendohen mirë para se të flasin. Meridiani u thotë të dyve, se ata e paskan shumë xhan njëri-tjetrin, por Jona i thotë mos ta ngatërrojë atë në të tilla muhabete. Jona dhe Visari fillojnë të kapen me fjalë. Visari thotë se nuk i pështyn ato që thotë dhe i kërkon Jonës t’i mbajë fjalët që nxjerr nga goja. Jona e pyet se çfarë ka thënë dhe nuk e ka mbajtur, por Visari shprehet se ajo thotë diçka dhe ndryshon qëndrim pastaj. Jona thotë se Visari nuk ka bërë asgjë për të, as një gotë ujë nuk i ka sjellë. Visari shprehet se Jona i përmend ato që bën dhe për një bluzë që ai nuk ia dha tha shumë gjëra të këqija. Juliana u thotë se ata lanë nam dhe po kapen për një bluzë, por Visari pranon se zënka mes tyre filloi për një bluzë, por u zgjat më shumë. Jona thotë se do iki të fle në dhomën e katit të dytë dhe pyet Nevilën nëse ka krevat të lirë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment