Jona – Arditit: “Më ke thënë që s’do më nominosh”!

Arditi me Jonën herë pas herë në biseda diskutojnë me tone të ashpra dhe sulmojnë njëri-tjetrin. Arditi i thotë Jonës që ajo nuk po jep asgjë brenda në shtëpi dhe nuk ka asnjë mendim të sajin. Atij i duket qesharake, sepse dëgjon sa majtas djathtas dhe merret me të tjerët. Jona i përgjigjet se dhe Arditi i merr njëherë mendim Meridianit përpara se të krijojë mendimin e tij për ndonjë gjë. Arditi vazhdon të tregojë për bisedat me Jonën: “Nuk e di vendin tim te ty; - dhe unë i kam thënë që: - të shoh vetëm si shoqe”. Jona e mohon këtë gjë. Arditin e sulmon dhe Mikela i thotë që ai ka lëpirë atë që ka pështyrë. Arditi thotë që me e shumta që ka thënë për Jonën ka qenë se e bezdis zëri i saj. Arditi i pohon Jonës se mbrëmë e ka nominuar dhe Jona i thotë që ishte e logjikshme që do e nominonte. Jona dhe Arditi këtë mbasdite vazhdojnë të debatojnë për mendimet që kanë. Arditi i thotë se kush është ajo që të gjykojë se kush është lojtar i fortë dhe kush është i dobët sipas saj. Jona i shpjegon se ndërkohë që ai një muaj që ai vrojtonte, ndërkohë të gjithë të tjerët bënin lojë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment