Flasin për familjet; Juliana bën skena xhelozie

Ndërkohë që banorët kanë marrë 5 pakot e makaronave shtesë, si bonus nga realizimi i përformancës së kërcimit gjatë spektaklit, ata bisedojnë në grupe të ndryshme, përhistori nga jeta. Në dhomën e ndenjjes, Visari i tregon Jonës dhe Valerit, për vështirësinë para dhe pas luftës dhe për kohën e gjatë prej 7 vitesh, që qëndroi pa parë të vëllain, gjatë kohës që ai ishte në emigracion, duke vazhduar t'u tregojë edhe për motrat dhe vëllezërit e tjerë. Më pas, ai del në oborr, ku ishin edhe Arditi me Nevilën. Ai e pyet Arditin për familjen e tij. Arditi i tregon se ka edhe dy motra, të cilat jetojnë në Greqi dhe njëra prej tyre është universitet dhe studion për fotografi. Ndërkohë, Jona me Matildën diskutojnë për sjelljen arrogante të Lorit, ndërkohë që Valeri dhe Meridiani ngacmohen me njëri-tjetrin. Valeri e quan Meridianin si ’macja’ që i përkëdhel të gjithë në shtëpi. Meridiani qesh, duke ia kthyer me të njëjtën batutë, se ai e ‘përkëdhel edhe atë’, por Valeri i thotë, se me atë e ‘ka të kotë, se nuk ia prish dot mendjen’, duke bërë të qeshin banorët e pranishëm. Arditi dhe Visari, pasi biseduan për familjet respektive, futen brenda ambienteve të shtëpisë, ku Arditi u përball me skenat e xhelozisë së Julianës, e cila ishte mërzitur me të për shkak se ai i kishte ofruar për të ngrënë Matildës para saj. Ajo i kërkon sqarime në dhomën e gjumit. Për ta zbutur atmosferën mes tyre, Arditi i kërkon Julianës t’i gatuajë, por ajo nis të përkëdhelet duke i thënë se nëse nuk i thotë ‘të lutem’ ajo nuk ka për të gatuar për të. Gjatë kohës që qëndronin të shtrirë bashkë, ajo nis t’i flasë sërish për qenin e saj, Sisin, për të cilën e ka marrë shumë malli e që mëzi pret ta takojë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment