Feste me shkumë, birrë dhe muzikë

Banorët kanë hyrë të gjithë brenda. Juliana dhe Jona merren me gatimin e drekës, ndërsa të tjerët bisedojnë e ngacmojnë me ironi e kunja njëri-tjetrin. Minutat kalojnë dhe dy vajzat u thonë banorëve që të afrohen në tavolinat e ngrënies sepse tashmë dreka është gati. Të gjithë ulen dhe ndërsa hanë drekë bisedojnë qetësisht mes tyre. Teksa janë në përfundim të drekës, banorët hedhin jashtë dhe shohin se oborri është i mbushur me shkumë. Në shtëpi shpërthejnë ulërima gëzimi. Banorët lumturohen kur mësojnë se shumë shpejt për ta do të ketë festë me shkumë. Nuk vonon shumë dhe banorët njoftohen se mund të dalin jashtë. të gëzuar të gjithë nxitojnë të veshin kostumet e banjës dhe dalin në oborr ku gjithçka është e mbuluar me shkumë. Njëri pas tjetrit banorët hidhen në pishinë dhe luajnë me shkumë. Pak më vonë Vëllai i Madh vendos muzikë në sfond dhe informon banorët se mund të festojnë edhe sot me birra Peja. Kështu për një kohë të gjatë banorët festojnë me birrë, shkumë dhe muzikë dhe argëtohen, duke bërë që në shtëpi të krijohet një atmosferë e këndshme feste.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment