Enkelejdi, mesazh drejtuar miqve dhe publikut: ‘Ndiqni ëndrrat tuaja! Ato bëhen realitet kur besoni shumë!'

Enkelejdi doli në oborr duke pirë kafe vetëm dhe i dha një mesazh sensibilizues njerëzve të tij të afërt, duke i përshëndetur si fillim, më këngën që luhej në sfond dhe duke i kërkuar të votojnë për të: 'Ju më mbajtët deri tani. Mos harroni të votoni për mua!' - duke vazhduar me përshëndetjet, për njerëzit që e kishin mbështetur. Në fund ai e mbyll mesazhin e tij, drejtuar publikut: 'Mos harroni të ndiqni ëndrrat tuaja! Ato bëhen realitet kur besoni shumë'! Menjëherë pas mesazhit të tij, ra dhe gongu i cili lajmëronte banorët për nisjen e provës së mozaikut. Ndërkohë, në kuzhinë banorëve u bashkohen edhe Arditi me Julianën. Meridiani përfitoi nga rasti t’i thoshte Arditit të pastronte kuzhinën, por ai nuk pranoi. Ai pyeti Julianën se çfarë punësh kishte Arditi për të bërë sonte dhe ajo i tregoi se ishte radha e Arditit që të lante tualetin. Arditi ua pret shkurt: ‘Nuk ka shanse ta laj unë banjën’ - duke i hedhur poshtë kundërshtimet e Julianës dhe Meridianit. Nga ana tjetër, Visari kërkonte kafe, pasi nuk kishte më dhe Mikela i ofrohet t’i japë nga të sajat. Pasi bëri kafenë, ai doli në oborr se bashku me banorë të tjerë duke e pirë dhe duke biseduar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment