Enkelejdi luan me kamerën -“Publik, ju e dini mirë se kush duhet të dalë, votoni që unë dhe Visari të mos dalim”

Enkelejdi vazhdon që të merret me përgatitjen e valixhes së tij. Të njëjtën gjë bëjnë edhe banorët e tjerë që janë të pranishëm në dhomë. Enkelejdi vë re lëvizjen e njërës prej kamerave dhe fillon që të luajë duke bërë gjeste dhe duke i folur kamerës. Enkelejdi puth me dorë Kamerën dhe më pas bën me gjeste një shqiponjë në fluturim. Më pas Enkelejdi fillon të flasë me kamerën duke iu drejtuar publikut me lutje që të votojnë sa më shumë që ai të mos dalë sonte nga shtëpia. Përveç publikut, Enkelejdi u drejtohet familjarëve të tij, babait, nënës, gruas dhe gjithë miqve që ka jashtë shtëpisë që të votojnë sonte. Lutjet Enjkelejdi i bën edhe në gjuhë të ndryshme, por në të njëjtën kohë bën shaka dhe luan me Visarin që ndodhet po në dhomë. Duke u shprehur edhe në Anglisht, italisht e spanjisht, Enkelejdi u thotë publikut dhe të afërmve “unë duhet të shkoj në finalë, votoni që të mos dal sonte, unë duhet të vazhdoj këtu, bashkë me Visarin, mikun tim”. Visari po ashtu bën shaka dhe qesh me lutjet e Enkelejdit. “Ju lutem, mos lini asnjë lek në celular, harxhojini të gjitha dhe votoni që ne të rrimë këtu” thotë Enkelejdi dhe Visari shton pas tij “babi, mami, merrni edhe kredi dhe na votoni”. Për disa minuta me radhë dy djemtë qeshin dhe argëtohen dhe më pas largohen për të çuar valixhet e tyre në magazinë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment