Djali dhe zogu

Enkelejdi shkoi në kuzhinë për të përgatitur kafenë e mëngjesit dhe vuri re një zog të vogël që qëndronte në kosh. Ai nisi ta përkëdhelë, duke u munduar ta ushqejë me thërrime dhe t’i japë ujë, por dukej se zogu nuk ishte mirë. Enkelejdi e shihte me sy të trishtuar, duke iu lutur të mos vdiste dhe i jepte guxim të ngrihej të fluturonte. Pasi tentoi disa herë t’i jepte për të pirë, ai e mori në duar dhe e nxori në oborr, për t’i dhënë mundësi të fluturonte, por zogu vazhdonte të qëndronte në vend pa lëvizur, më gjithë shtysën që i jepte Enkelejdi, duke i pëshpëritur që të ngrihej në fluturim. Pasi e vështroi për pak çaste ai largohet për në dhomën e gjumit , ku u përshëndet më Valerin që sapo ishte zgjuar nga gjumi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment