Diskutime për lojën, banorët akuzojnë Valerin për hile

Banorët vazhdojnë të luajnë, ndërkohë që Valeri mbyll sytë për të disatën herë. Arditi fshihet tek vendi i tij dhe pret që të digjen të gjithë banorët dhe më pas t’i shpëtojë. Në një moment Valeri gjen Lorin dhe pastaj Arditin. Valeri pretendon se ka parë lart kokën e Arditit, por banorët e kundërshtojnë. Visari, Mikela, Nevila, Meridiani dhe Enkeledi akuzojnë Valerin se bëri me hile. Ai fillimisht bën be “për zotin”, por më pas e pranon se bëri me hile. iskutimi mes banorëve dhe Valeri zgjat gjatë, teksa shumica pretendojnë se nuk vazhdohet loja me hile. Valeri thotë se nuk lejohet që Arditi të fshihej aty, por banorët e sqarojnë se nëse do ishe e ndaluar do i ishte tërhequr vërejtje nga Vëllai i Madh. Meridiani është banori që e akuzon më shumë Valerin, duke e quajtur “skuth” dhe “mashtrues”. Ai i thotë Valeri se gjithmonë gjen justifikime. Valeri e pyet nëse do e gjente ai Arditin, Meridiani përgjigjet se do e kërkonte derisa të lodhej, por nuk do bënte hile. Pas shumë diskutime për lojën, Mikela mbyll sytë dhe loja fillon nga fillimi. Arditi dhe Jona nuk luajnë, por qeshin me Mikelën. Loja vazhdon dhe Mikela gjen Matildën të parën dhe të gjithë banorët me radhë. Matilda mbyll sytë dhe banorët e tjerë fshihen. Meridiani mërzitet me të, sepse bën hile, pasi Jona i tregon se po vinte në oborr ai. Matilda qesh dhe vendos të ulet në oborr dhe t’i presë banorët aty, derisa të dalin vetë. Jona qesh, sepse banorët fillojnë të dalin nga vendet ku janë fshehur. Lori dhe Visari dalin të fundit, ndërkohë që të gjithë qeshin me Matildën, e cila ndoqi strategjinë e pritjes, sesa të kërkimit të banorëve. Banorët vendosin mos luajnë më. Ata fillojnë të komentojnë lojën, por në veçanti Valerin. Mikela thotë se Valerit i iku fytyra gjatë lojës, por sidomos se ishte Arditi, ai që po luante me të. Mikela dhe Meridiani shtrihen të flenë dhe qeshin me lojën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment