Debat mes Arditit dhe Jonës; Arditi: Je shumë negative!; Jona e pështyn...

Banorët mblidhen ne sallon dhe të ndarë në grupe ata nisin të ironizojnë njëri-tjetrin, duke folur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, ku herë pas herë , shfrytëzonin edhe këngë, të cilat i modifikonin, përshtatur me situatën. Mes Arditit dhe Jonës nis një debat, lidhur me kunjat që ata po hidhnin me njëri-tjetrin. Gjatë diskutimit të tyre Arditi shprehet se ajo kishte marrë shumë zemër, por po e përdorte me negativitet. Je shumë negative -i thotë ai. Kaq u desh që mes tyre debati të përshkallëzohej. Jona i kërkon t’i shpjegojë se nëse ajo është negative, do të donte të dinte se më kë po e bënte krahasimin ai. Cili është pozitivi në këtë mes - e pyet ajo. Arditi i përgjigjet se e kishte bërë krahasimin me veten, siç bënte gjithmonë. Jona e pështyn. Arditi buzëqesh duke i kërkuar ta bëjë sërish, që të nxjerrë veten e saj. Jona i shpjegoi se ajo pështyu mbi atë që tha, pasi ai nuk ishte në gjendje të bënte asnjë lloj krahasimi me të, duke renditur një sërë arsyesh siç ishte ajo e gjinisë së ndryshme dhe faktit që janë dy persona komplet të kundërt, me jetë të ndryshme. Nuk ka vend për krahasime - i thotë ajo. Arditi mundohet të shpjegohet se krahasimi i tij,kishte të bënte vetëm me fjalët që ajo nxirrte nga goja. Jona i kërkoi t’i thoshte diçka konkrete lidhur me mendimin e tij, por Arditi vazhdonte t’i fliste në përgjithësi. Duke parë ngulmimin e saj, ai thotë se edhe kur e përshëndet, ai ‘mirëmëngjes’ i saj është shumë ironik dh kjo e bënte negative. Jona i shpjegoi se ajo e kishte përshëndetur me mirësjellje,por ai duke qenë shumë i djallëzuar ka dyshuar tek çdo fjalë e saj. Valeri futet në bisedë, por Arditi i thotë të shkojë të bëjë një xhiro, duke mos e lejuar të bëhet pjesë e debatit të tyre. Jona dhe Arditi vazhduan debatin herë me kritika për njëri-tjetrin dhe herë me ofendime. Ajo i shpjegoi, se një njeri nuk mund të jetë negativ kur shpreh mendimin e tij, ndërkohë që Arditi vazhdonte ta quante negative për fjalët dhe mendimet e saj, të cilat ishin shumë tendencioze. Ti je tru-peshk - ia kthen ajo. Arditi i thotë të shihet në pasqyrë që të që kuptojë , se sa negative është si person, pasi dallohet në fytyrë. Jona nervozohet së tepërmi. Atëherë ti që ke surratin e zi ke dhe shpirtin e zi?! - i kërkonte ajo përgjigje. Arditi qeshte me ironi , duke i thënë se apo ia bënte punën më të thjeshtë, duke nxjerrë fjalë të tilla nga goja. Diskutimi i tyre vazhdoi gjatë mes ofezash dhe kunjash për njëri-tjetrin. Ajo zë si shembull ato që u thanë gjatë spektaklit për të nga opinionisti, për faktin se ajo kishte qenë ‘konstante në debate’. Arditi e kundërshtoi, duke i thënë se ai vetë kishte dëgjuar e ‘gatshme’. Jona shfrytëzon momentin që ta pyes se çfarë domethëniesh kishin të dyja fjalët për të, por Arditi nuk diti t’i kthente përgjigje. Kjo gjë i dha shkas Jonës t’i thoshte të shkonte të mësonte shqip. Skandaloz! Do fitosh Big Brother ti, kur s’di të flasësh - i thotë ajo, duke e vazhduar debatin më tej. Valeri që ishte prezent gjatë gjithë debatit, shkoi në tualet ku ishte Mikela dhe i shpjegoi se debati që kishte bërë Jona i dha të kuptonte, se ajo po bëhej lodra e Meridianit. 'Unë do t’ia them. Nëse do miqësi të mirë ta lerë për jashtë. Ajo po e lë shumë vetën në dorë të tij’ – shprehet Valeri, i cili gjeti edhe mbështetjen e Mikelës, e cila pohoi se ishte në dijeni të atij ndryshimi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment