Debat me sharje e mallkime mes Valerit dhe Arditit

Banorët kanë dalë të gjithë në oborr dhe janë duke marrë rreze dielli. Nevila dhe Visari lahen për disa minuta me radhë lahen në pishinë, ndërsa Arditit dhe Valeri ngacmojnë me ironi njëri-tjetrin. Pas disa batutave të hedhura kundrejt njëri-tjetrit mes tyre lind një debat që përfundon me mallkime. Valeri i thotë Arditit se i rri duke parë me kërshëri Jonën dhe Arditit i thotë se kjo që po thotë nuk është e vërtetë. Valeri vazhdon ta ngacmojë edhe më tej dhe i thotë “ti ke thënë se me Jonën e ke pas seriozisht”. Arditit i thotë “po shoqërinë e kam serioze me të, nuk e kam pas për lojë”. Valeri i thotë Arditit se edhe pse nuk e pranon, ai ka pëlqime për Jonën, ndërsa Arditit i thotë “karagjoz, kokrra e injorantin”. Valeri thotë “për Zotin e ke thënë” dhe Arditit i kthehet “O ty Zoti të vraftë!, po ta them me gjithë zemër”. Valeri më pas i thotë “shyqyr që Zoti nuk të dëgjon ty, po gënje ndonjë tjetër këtu brenda, jo mua”. Në debatin e tyre ndërhyn Jona e cila i thotë Arditit se asaj i kanë thënë edhe të tjerë banorë, përfshirë dhe vetë Julianën, se ai ka pasur simpati ndaj saj. “Ti edhe mund të mos më pëlqesh, po më vjen çudi se përse nuk e pranon atë që ke thënë” i thotë Jona Arditit, ndërsa ky i fundit vazhdon të debatoj me Valerin. “Ti ke thënë mbaje afër Jonën, lidhu me Jonën se ka histori të bukur” i thotë Arditit Valerit, ndërsa ai i thotë “ke thënë se me Jonën e kam seriozisht dhe këtë mbaje”. Arditit i thotë Valerit se nëse i vërtetë e ka thënë kështu, Valeri të betohet për kokën e djalit. Kjo gjë e acaron valerin dhe i thotë “unë për budallallëqet këtu bre4ndas nuk bëj be as një fije floku të djalit tim, por ti e ke thënë”. Për disa minuta djemtë debatojnë me njëri-tjetrin dhe në diskutim hyjnë edhe banorë të tjerë të cilët mbrojnë njërin, apo tjetrin sipas grupeve ku bëjnë pjesë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment