Biseda për banorët; Juliana: S’do të kem mëshirë për asnjë

Pasi u zgjuan nga gjumi, Juliana, Nevila dhe Arditi dalin në oborr për të pirë cigare. Gjatë asaj kohe, Nevila i kërkoi që Julianës t’i presë flokët, por ajo iu përgjigj ashpër. Nevila zihet ngushtë dhe i kërkon të mos i përgjigjet me nerva që në pikë të mëngjesit. Juliana i shpjegon se ajo nuk di t’i presë anësoret e flokëve, por vetëm pjesën e sipërme të tyre, duke shtuar se ajo mund t’i kërkojë ndihmë Visarit. Nevila mërzitet nga mënyra e ashpër që ajo iu përgjigj dhe për të mbyllur diskutimin i kërkon ta harrojë atë bisedë dhe largohet. Visari vjen pranë tyre, ndërkohë që Nevila largohet. Arditi dhe Visari nisin që në fillim, të ngacmojnë me ironi njëri-tjetrin, ndërkohë që Juliana nis të diskutojë me Meridianin që kaloi pranë tyre. Ju të fortët do filloni të dilni të gjithë, një nga një - i drejtohet ajo Meridianit, i cili e injoroi ngacmimin e saj. Ndërkohë që Meridiani largohet, ajo i thotë Arditit dhe Visarit se do të nxjerrë gjithçka di dhe ka folur Meridiani për të tjerët. S’do të kem mëshirë për asnjë - shton ajo. Arditi i shpjegon se karakterin apo personazhin e fortë e di vetëm publiku. Juliana nis të flasë për karakteristikat që duhet të ketë një lojtar që duhet të fitojë çmimin e madh. Duke hedhur shikim herë pas here nga Arditi, ajo i thotë se ‘Big Brother nuk mund ta fitojë dikush që ka bërë lojë pisët, dikush që ka mashtruar dhe ka ngritur intriga dhe as dikush që vetëm merr pjesë në debate, se kështu presupozohet të jesh lojtar i fortë’. Ajo vazhdon t’i shpjegojë, se një karakter i fortë, mund të jetë shumë mirë edhe një njeri, që ka qenë i sinqertë që në fillim dhe i ka thënë gjërat në sy. Në 6 vite edicion të Big Brother e kanë fituar vetëm ata, që e kanë merituar dhe kanë qenë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë që në fillim - shprehet ajo. Visari pasi e dëgjoi, aprovoi duke iu bashkuar mendimin të saj, duke thënë se edhe ai ishte i të njëjtit mendim debatet, të cilat sipas tij duhet të jenë konstruktive. Ata nisin të flasin për Meridianin, duke e konstatuar se javët e para Meridiani ka qenë lojtar i fortë, por me futjen e banorëve të rinj, veçanërisht të Zhakut, ai nuk ishte më epiqendra. Gjatë asaj bisede, Arditi shpjegoi se arsyeja që ai nuk e pëlqeu Meridianin që në fillim, ishte fakti se ai hyri me shumë eufori për të qenë lideri i shtëpisë, ashtu sikurse bëri edhe Zhaku dhe për këtë e mori inat Meridianin, duke ia vënë në dukje që ditët e para. Ata vazhduan bisedën për nominimet dhe premtimin që Juliana do të nxirrte fjalë që Meridiani ka thënë kohe më parë në lidhje me banorët e tjerë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment