Bien sirena, koha për ndërtimin e trapit lundrues mbaron

Banorët ndodhen të gjithë në zonën ku zhvillohen provat. Më parë ata kanë dëgjuar sirenën që bie për t’i njoftuar se është momenti për realizimin e provës. Pasi dalin në oborr, banorët fillojnë të punojnë për ndërtimin e mëtejshëm të trapit lundrues. Banorët duhet që t’i vendosin vetë mjetet që përdorin për të ndërtuar mjetin lundrues dhe vazhdimisht shkëmbejnë ide se si mund të ndërtohet më mirë trapi që të funksionojë si duhet kur banorët të lundrojnë me të mbi pishinën që kanë në shtëpi. Kështu ata vazhdojnë të punojnë dhe kanë kohë deri natën e spektaklit për realizimin e kësaj prove. Ndërkohë është Vëllai i Madh ai që vendos momentin se kur dhe afatin kohor brenda të cilit banorët duhet të punojnë për ndërtimin e këtij mjeti lundrues. Koha kalon dhe Vëllai i madh vendos përsëri sirenën që njofton banorët se koha për ndërtimin e trapit ka përfunduar dhe ata duhet të presin për një tjetër moment për të ndërtuar mjetin lundrues. pas sirenës, banorët futen përsëri brenda në shtëpi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment