Bie gongu, Valeri-Meridiani dhe Jona vazhdojnë debatin gjatë provës

Ndërkohë që banorët janë duke debatuar, Vëllai i Madh vendos gongun në sfond dhe në këtë mënyrë njofton banorët që të fillojnë nga puna për ndërtimin e mozaikut. Kështu Meridiani, Valeri dhe Jona shkojnë pranë mozaikut dhe fillojnë të merren me ndërtimin e tij, por ndërkohë vazhdojnë ironitë dhe debatet mes tyre. Meridiani debaton me Jonën duke i thënë se kjo e fundit i del në mbrojtje Valerit, ndërsa Jona i thotë “ashtu siç të del në mbrojtje ty Arditi”. Meridiani i thotë Jonës se ai as nuk mbron njeri, dhe as ka nevojë që ta mbrojë dikush tjetër. Ndërkohë valeri fillon të këndojë dhe u thotë banorëve “po nuk ju pëlqeu kënga ime, mbyllni veshët”. Puna për ndërtimin e mozaikut vazhdon, ndërsa Meridiani dhe Valeri herë pas herë kapen me ironi me njëri-tjetrin. Meridiani i thotë Valerit se ai sillet si femër qëllimisht, ndërsa Valeri i thotë “unë i bëj gjërat ashtu si i ndjej”. Meridiani vazhdon që ta ngacmojë Valerin për mënyrën se si ai sillet, ndërsa Valeri i thotë “qetësohuni motra se mua këtu më keni”. Jona qesh me shprehjen e Valerit ndërsa meridiani i thotë “ne të qetë jemi, por ti duhet të qetësosh veten një herë”. Grupi, Meridian-Jona-Valeri vazhdojnë ndërtimin e mozaikut, ndërkohë që herë pas here, pranë tyre shkon Nevila e cila mbikëqyr procesin e ndërtimit të mozaikut. Pjesa tjetër e banorëve kanë rënë në qetësi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment