Bie gongu për mozaikun,-Juliana e Arditit bëjnë thashetheme për Jonën

Bie gongu dhe turni i parë i përbërë nga Mikela, Visari dhe Enkelejdi fillojnë nga puna për ndërtimin e mozaikut. Pranë tyre qëndron edhe Nevila e cila ka për detyrë që të mbikëqyrë procesin. Pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë aktivitetin e tyre normal. Juliana dhe Arditi dalin në oborr dhe duke pirë cigare bisedojnë me njëri-tjetrin. Ndër të tjera Juliana nis të bëjë thashetheme për Visarin, Jonën, Mikelën dhe për raportet që ata kanë me njëri-tjetrin. Arditi i thotë se ai do t’i thotë Valerit se Jona e ka sharë dhe ata të dy do të debatojnë. Juliana nga ana tjetër thotë se nuk e kupton se si u afrua Jona me Mikelën dhe me Enkelejdin, pasi me ta ajo ka debatuar shumë më parë. “Unë nëse do të dilte njëri nga ju, ti ose Nevi, nuk do të rrija dot kurrë me ata” thotë Juliana ndërsa Arditit i thotë “e rëndësishme është që të mos hash fjalët e tua”. “Ata e kanë sharë të gjithë njëri-tjetrin” i thotë Arditi Julianës, ndërsa për veten thotë “unë nuk kam thënë asgjë për ju që kam ndenjur , për Katin, Lorin”. Të dy ndajnë mendimin se Jona ka debatuar dhe ka folur shumë kundër banorëve me të cilët tashmë po rri me ta. Juliana e quan Jonën njeri me dy fytyra sepse ka krijuar afrimitet me personat që më parë i ka sharë. Kështu për disa minuta me radhë Juliana dhe Arditi flasin kundër Jonës. Më pas aty vjen edhe Nevila dhe Juliana fillon që të flasë për qenin e saj dhe momentet kur mami ia ka bërë dhuratë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment