Bie gongu! Fillon puna për mozaikun me logon e Digitalb! Juliana dhe Enkelejdi flasin për shoqërinë midis banorëve në shtëpi!

Bie gongu që të fillojë punën turni që ka radhën, për të ndërtuar mozaikun me logon e Digitalb. Radhën e kanë Valeri, Meridiani dhe Jona, që fillojnë të punojnë me pjesët anësore të puzzle-it. Valeri i thotë Visarit se duhet të largohet, sepse nuk është turni i tij. Ndërkohë që, grupi i parë vazhdon punën deri sa të vijë koha të fillojë punën turni tjetër. Banorët e tjerë janë të shpërndarë nëpër shtëpi. Juliana është e mërzitur, se nuk i ka pëlqyer ndarja e grupeve të punës. Ajo thotë që gjatë gjithë kohës është me Nevilën dhe Arditin dhe nuk ka pse edhe lojrat t'i bëj me ata. Ajo i tregon Enkelejdit se kishte provokuar Meridianin. Për Jonën ajo shprehet se vërtet flasin bashkë, por nuk do që të punojë në grup me të dhe nuk do të krijojë afrimitet. Juliana dhe Enkelejdi flasin për situatat kur bën sherr me një njeri dhe Juliana thotë që pas zënkës shkon dhe sqarohet që të jetë mirë me veten e saj, por kjo nuk do të thotë se pas kësaj mund të shkojnë mirë. Enkelejdi thotë që mentaliteti i njerëzve është shumë i vështirë për t’u ndryshuar dhe ka njerëz që nuk mundohen të ndryshojnë. Aty afrohet dhe Arditi dhe ata i tregojnë se po flasin për shoqërinë dhe se duan s’duan, këtu janë 24 orë me të njëjtët persona. Arditi mendon se kur të dalin jashtë do i mungojnë personat e tjerë. Juliana reagon dhe thotë se asaj disa persona nuk do i mungojnë fare dhe se nuk do t’i takojë më. Juliana mendon se banorët nuk kanë hyrë në shtëpi për t’i treguar publikut se dinë vetëm të debatojnë, por ata duhet të jenë shembull, sepse të gjithë kanë problemet e tyre. Pas debateve, duhet edhe të flasin për tema të ndryshme dhe të tregojnë se çfarë dinë dhe se çfarë mendojnë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment