Bie gongu dhe askush nuk zgjohet, Valeri i Mikela hedhin plehrat pas provës

Banorët janë të gjithë në gjumë. Është mëngjes dhe koha për të realizuar provën e përditshme të plehrave. Vëllai i Madh vendos në sfond gongun, por askush nga banorët nuk zgjohet nga gjumi. Minutat kalojnë dhe koha për realizimin e kësaj prove, përfundon. Vëllai i Madh vendos përsëri gongun në sfond, por që këtë herë njofton banorët se koha për realizimin e provës së plehrave ka përfunduar dhe sot ata e humbën këtë provë. Nuk vonon shumë dhe Mikela dhe Valeri zgjohen nga gjumi. Ata dëgjojnë gongun e dytë dhe të dy drejtohen drejt plehrave. Ata të dy hedhin plehrat nëpër koshat përkatës dhe mendojnë se kanë realizuar provën, por duke qenë se kjo gjë është bërë pas kohës së përcaktuar, prova rezulton e humbur për sot. Më pas Valeri dhe Mikela shkojnë përsëri në dhomën e gjumit dhe shtrihen të flenë. Të gjithë banorët vazhdojnë të jenë në gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment