Bëjnë buxhetin dhe më pas luajnë me trapin në pishinë

Banorët janë shpërndarë nëpër shtëpi dhe bisedojnë e qeshin, duke kujtuar ato që kanë ndodhur deri tani brenda shtëpisë së Big Brother. Nevila vjen nga dhoma e rrëfimit dhe duke u kërkuar banorëve që të mblidhen të gjithë në dhomën ë ndenjies, nis t’u lexojë zarfin e buxhetit të kësaj jave. Këtë javë banorët kanë fituar 90% të buxhetit total si rezultat i provave javore. Ata duhet të tregohen të kujdesshëm që të porositin të gjithë artikujt ushqimorë dhe detergjentet për të gjithë banorët, për të gjithë javën. Në rast se ata do të kërkojnë një produkt shtesë, duhet të jetë brenda vlerës së buxhetit pasi në të kundërt, kërkesa e tyre nuk do të plotësohet. Pas leximit të zarfit, të gjithë banorët fillojnë diskutimet për produktet që do të marrin këtë javë. pas një kohe të gjatë diskutimesh, banorët dalin në oborr. Tashmë ka dalë dielli dhe Visari thotë “për mua del dielli”, ndërsa të tjerët qeshin. Nga ana tjetër, Nevila hipën mbi trapin e provës dhe thotë “që këtu e shoh shumë pranë finalen”, kështu banorët argëtohen duke bërë shaka me njëri-tjetrin dhe duke lundruar me trap.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment