Banorët lënë debatet dhe realizojnë provën e sëndukut

Banorët vazhdojnë të kapen me fjalë me njëri-tjetrin, në veçanti Arditit dhe Valeri. E ndërsa debatojnë Vëllai i Madh vendos në sfond gongun që këtë herë i njofton banorët se tashmë është koha për realizimin e provës së sëndukut. Një pjesë të provës banorët e kanë realizuar më parë ku duhet të deshifronin kodin për të hapur sëndukun. Tashmë prova vazhdon më tej. Pasi marrin sëndukun nga magazina, në dhomën e ndenjies, Juliana lexon zarfin me udhëzimet për vazhdimësinë e provës. Vëllai i Madh u thotë Banorëve se nëse e mbajnë mend kodin duhet ta hapin sëndukun dhe më pas aty do të lexojnë udhëzimet që ndodhen në një tjetër zarf brenda tij. Banorët nxitojnë dhe e hapin sëndukun. Në zarfin tjetër Vëllai i Madh udhëzon banorët që të nxjerrin mbi tavolinë të gjitha produktet që ndodhen në sënduk dhe të memorizojnë të gjitha produktet që ishin aty. Pasi të bjerë përsëri gongu, banorët duhet t’i rifusin produktet në sënduk dhe më pas ta kthejnë atë në magazinë, ku dhe e morën. Më pas banorët u rikthehen përsëri bisedave të tyre të zakonshme duke bërë thashetheme e duke komentuar gjithçka që u tha më parë gjatë debateve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment