Banorët çmenden; Sfidojnë shiun dhe lahen në pishinë

Teksa jashtë fillon të bie shi, banorët dalin në oborr dhe qëndrojnë tek pjesa e verandës. Disa banorë pinë cigare e disa kërcejnë, duke shijuar muzikën në sfond. Meridiani dhe Valeri lahen në dush, kurse Mikela, Arditi dhe Jona i ngacmojnë. Ata qeshin dhe bëjnë batuta mes tyre. Në një moment Juliana dhe Nevila sfidojnë shiun. Vajzat dalin tek pedana dhe kërcejnë nën shi. Ato këndojnë dhe kërcejnë, duke shijuar në maksimum këngën në sfond. Nevila, e cila është banorja që lahet më së shumti në pishinë nuk reziston dot, por hidhet me gjithë rroba. Ajo bën hedhje në pishinë dhe vazhdon të këndojë. Juliana matet disa herë të hidhet bashkë me Nevilën në pishinë. Arditi qesh me hezitimin e saj, ndërsa banorët e tjerë çuditen nga “çmenduria” e dy vajzave. Më në fund Juliana merr guximin dhe bashkë me Nevilën hidhen të dyja në pishinë, duke bërtitur. Hedhja e vajzave në pishinë, tundon Meridianin. Ai lë dushin dhe hidhet bashkë me to në pishinë. “Erdhi balena”, thotë Arditi, ndërkohë që të gjithë banorët qeshin. Juliana, Nevila dhe Meridiani lahen në pishinë, duke ftuar edhe banorët e tjerë, sepse sipas tyre uji është shumë i ngrohtë. Nevila kërcen tek pedana dhe bën hedhje në pishinë. Visari shikon banorët që nga kuzhinë dhe vrapon t’u bashkohet atyre. Banorët qeshin me Visarin, pasi nxiton të vesh rrobat e banjos. Pasi vishet shpejt, Visari hidhet në pishinë. Ai lahet bashkë me Meridianin, teksa banorët e tjerë i shikojnë dhe qeshin me ta. Banorët argëtohen në pishinë dhe thërrasin edhe Valerin. Ai vrapon t’u bashkohet aty dhe hidhet në pishinë. Edhe Enkelejdi lahet me banorët, duke kërcyer e duke u argëtuar. Banorët lahen, kërcejnë, luajnë gjatë me njëri-tjetrin në pishinë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment