Arditi: “Valeri çdo ditë po del nga vetja”; Jona-Visar plan ironik kundër çiftit

Juliana, Nevila dhe Arditin pinë cigare në oborr. Juliana bën plane për të kaluar pushimet me Nevilën dhe shoqet e saj, por pa Arditin. Arditi qesh dhe e ngacmon, teksa e dëgjon sesi mendon t’i kalojë këtë vit pushimet. Arditi flet për Valerin, pasi tregon se ai e ka paralajmëruar se do t’i bëjë një surprizë të premten. Ai thotë se i ka kërkuar Valerit të flasë hapur, por si gjithmonë ai flet me nënkuptime. “Mua nuk më prish asnjë punë, vetes së vet i bën dëm”, thotë Arditi. Ai shprehet se po e provokon shpesh Valerin, por ai nuk flet, sepse nuk ka argumente. Arditi thotë se Valerit i ka hyrë frika e nominimit. “Valerit po ia sjell aq ngushtë, sa ka filluar të dalë nga vetja”, thotë Arditi. Ai shprehet se kur njeriu bën si i mençur dhe sikur di gjithçka, më shumë i bën dëm vetes. Ndërkohë në dhomën e gjumit, Jona dhe Visari vazhdojnë të bisedojnë gjatë mes tyre. Visari imiton Arditin, i cili ka nxjerrë hudhrat gjatë spektaklit. Jona hedh idenë të ngacmojnë Julianën dhe Arditin. Ajo bën plan me Visarin, t’i flasë çiftit me ironi, duke u thënë komplimente dhe ngacmime. “Kot sa për t’u ngacmuar, se nuk kemi me çfarë të ngacmohemi më”, thotë Jona. Më pas Jona flet për nominimet. Ajo thotë se duhet të ndahet treshja Arditi-Juliana-Nevila. Jona thotë se Nevila nuk del nga shtëpia, prandaj dëshiron të dalë Juliana. Visari thotë se Juliana nuk ka logjikë dhe llastohet, që të jetë në qendër të vëmendjes. Enkelejdi pranon se Juliana përkëdhelet, por thotë se i shkon me stilin e saj. Visari thotë se ajo është 24 vjeç dhe nuk i ka hije të llastohet. Jona thotë se edhe ajo llastohet shpesh. Më pas të gjithë banorët flenë gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment