Arditi rrëfen vështirësitë e jetës së tij: “Nuk kam jetë pa prindërit e mi”

Arbana fton Arditin në dhomën e rrëfimit. Ajo e pyet Arditin nëse mendon se e ndjekin prindërit. Ai mendon se me pirjen e cigares i ka mërzitur shumë, kurse jashtë shtëpisë rrëfen se u ka sjellë shumë shqetësime prindërve. Arbana e fton të ndjekë në monitor një klip, ku Arditi rrëfen marrëdhënien me familjen e tij. Arditi tregon një histori bamirësie, ku prindërit e tij kanë bashkuar një djalë me nënën që e kishte braktisur prej vitesh. Pikërisht këtu kanë filluar vështirësitë për jetesën e prindërve, pasi gruaja që ata ndihmuan i ftoi në Greqi, por më pas nuk i ka ndihmuar për asgjë atje. Arditi rrëfen se ka punuar që i vogël për të ndihmuar prindërit e tij, deri në momentin që është kthyer në Shqipëri, duke mos i dëgjuar këshillat e prindërve të tij. Arditi tregon se në Shqipëri ka hasur shumë vështirësi, pasi është përballur edhe me mospërkrahjen e shoqërisë së tij. Ai pranon se shumë histori të nuk ua ka rrëfyer prindërve, vetëm për mos t’ua shtuar më shumë mërzitjen. Arditi preket teksa dëgjon rrëfimin e tij në klip. Ai pranon se i vjen keq se ende nuk e ka rregulluar jetën dhe nuk i ka gëzuar ende siç do prindërit e tij. Arditi tregon se kanë kaluar shumë vështirësi kur kanë shkuar të jetojnë në Greqi. Ai është kthyer në Shqipëri, pas ndarjes nga e fejuara e tij. “Prindërit i dua pa masë, nuk kam jetë pa to. Po luftoj për të gjithë ju”, thotë Arditi. Arbana fton Arditin të shkojë në dhomën e ndenjies, pasi më vonë ai do të takojë prindërit e tij.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment