Arditi “Malësia s’është krenare për ty”- Valeri “Jam krenar që vij nga Malësia, por s’kam hyrë në BB për të bërë atë krenare”

Banorët ndodhen në dhomën e ndenjies dhe gjatë kësaj kohe Arditit dhe Valeri ngacmohen me ironi me njëri-tjetrin. Arditit i thotë Valerit se kur të dalë nga Big Brother, njerëzit do ta gjykojnë shumë keq, për sjelljen dhe sidomos Malësia e Madhe, nga dhe vjen Valeri. “Malësia nuk ka për të qenë krenare për ty, si je Valeri i Malësisë së Madhe” i thotë Arditit dhe Valeri i përgjigjet “Unë vij nga Malësia, por nuk përfaqësoj gjithë Malësinë dhe nuk kam hyrë këtu për të bërë krenarë askënd, unë jam vetë krenar që vij nga Malësia”. Arditit i thotë se Malësia e Madhe do të ndjehet keq nga veprimet e Valerit brenda Big Brother-it, ndërsa Valeri i thotë se ai ka dy prindër dhe një nuse që rrjedh nga familjet më të nderuara të vendit të tij. Arditi i thotë se ai nuk po flet për familjet por për Valerin në Big Brother. Valeri nga ana tjerët i thotë Arditit “Shkodran që s’di të këndojë ‘lule borën’ vetëm ty të njoh” dhe pas tij edhe Meridiani dhe jona i kundërvihen Arditit duke i thënë se ai është paragjykues ndaj Valerit dhe ka komplekse se çfarë do të mendojnë të tjerët, kur ata të dalin nga shtëpia. Debati i tyre zgjat për disa minuta me radhë, por në të përfshihen edhe banorë të tjerë. Shumica përkrahin Valerin, ndërsa Nevila mbron Arditin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment