Arditi - Jonës: Të kanë vënë në lojë; Meridiani mbrohet: Violën e kam shumë shoqe nga jashtë...

Duke ngrënë mëngjesin në kuzhinë, Valeri i tregon banorëve, se Meridiani duket shumë i sforcuar në raport me të, por e vërteta sipas tij, qëndronte ndryshe, pasi Meridiani ka ndryshuar mendim për të që nga momenti që ai kishte biseduar për Arditin me të. Valeri u shpjegoi me bindje, se zënkat me Meridianin ishin një sforco , për të treguar qëndrueshmëri për mendimin që ka pasur për të, të cilin e ka ndryshuar. Meridiani shkoi në kuzhinë për të përgatitur mëngjesin dhe nis të sqarohet me Jonën për hatërmbetjen e saj. Ai i kërkoi të dijë, se përse ajo nuk kishte gatuar mëngjes edhe për të, por Jona i sqaroi se kur ajo është e mërzitur me dikë, nuk bën asgjë për atë më mbrapa, duke shtuar faktin se ai kishte shkuar të ulej pranë Arditit dhe Julianës në oborr. Meridiani i shpjegoi se ai ishte ulur vetëm dhe ata ishin afruar tek ai, një fakt që e mbrojti edhe Valeri. Jona vazhdonte të mos besonte, me gjithë pretendimet e Meridianit, se po i tregonte të vërtetën. Në oborr Juliana dhe Arditi janë duke biseduar. Ai i bën me dije 'palnin’ e tij: Do të hap një temë sot, për të ngacmuar Jonën. Nuk vonoi shumë dhe ai u fut brenda shtëpisë, duke nisur menjëherë të debatojë me Jonën. Ai përdori si shkak faktin që Valeri i kishte thënë kohë përpara që të luajë me Jonën si çift dhe sipas tij, ajo s’kishte mundur t’i dilte për zot vetes me Valerin. Jona nis të mbrojë vetën, duke i thënë se ajo është e aftë dhe i ka dale për zot të gjithëve. Ajo nis të ironizojë debatin mes tyre, duke i vënë në dukje se ai nuk di si të debatojë me të, duke e quajtur ‘mendje djallëzore’. Arditi i përmend rastin e Violës, duke i thënë se Meridiani ka përdorur Violën për të zbritur Jonën nga kati i dytë dhe për të debatuar me të. Jona i kërkoi Meridianit konfirmim dhe ai mohoi të ketë përdorur Violën për të tilla intriga: Violën e kam shumë shoqe nga jashtë dhe nuk e kam përdorur kurrë! - shprehet ai. Debati vazhdoi mes të dyve, duke përfshirë edhe Valerin. Arditi vazhdonte të ngulte këmbë, se Jonën e kanë vënë në lojë më përpara, duke kujtuar raste të ndryshme. Jona i shpjegoi se ajo ishte prej kohësh në dijeni të gjithçkaje me ta, pasi ka folur, por ajo i kërkoi Arditit të drejtojë gishtin nga vetja, pasi edhe ai kishte qenë pjesë e atyre lojërave javët e para. Arditi e pranoi këtë qene pjesë, por vetëm për të fryrë situatën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment