Arditi i shqetësuar për surprizën që do t’i bëjë Valeri, Nevila e këshillon

Pasi futen brenda dhe Jona tashmë është në dijeni të surprizës që Valeri do t’i bëjë Arditit, i thotë këtij të fundit se ka për t’u habitur nga surpriza. “Jo vetëm që ke për të hap sytë, por edhe ke për ta falënderuar Valerin” i thotë Jona Arditit, duke bërë që ky i fundit të dyshojë edhe më shumë në lidhje me atë që mund të bëjë Valeri. Arditi fton Nevilën që të pinë cigare në oborr dhe ndërkohë ndan me të shqetësimin e tij. Ai i tregon Nevilës për fjalët e Valerit dhe të Jonës, por Nevila i thotë se ajo ndodhej brenda dhe e dëgjoi të gjithë situatën. Arditi hamendëson se ajo që mund të thotë Valeri mund të ketë të bëjë vetëm me ndonjë veprim të Julianës. “Një gjë që do më bëj të hap sytë dhe që do ta falënderoj më pas Valerin, mund të ketë lidhje vetëm me Xhulin” thotë Arditi. Nevila i thotë Arditit se duke e njohur Valerin, ky mund të jetë vetëm një provokim i tij dhe e këshillon që të sillet sikur e ka harruar këtë pjesë dhe të mos i lërë Valerit dhe banorëve të tjerë të kuptojnë se kjo pjesë e shqetëson atë. “Unë them se më mirë ta harrosh këtë pjesë, prit dhe kur të vijë momenti që ai ta thotë, atëherë ti thuaj, a pse për këtë bëhej fjalë” këshillon Nevila Arditin. Arditit është shumë i shqetësuar, sepse mendon se Valeri do të thotë diçka që mund të dëmtojë atë, ose marrëdhënien që ai ka me Julianën. Në të vërtetë Valeri i thotë Jonës, se surpriza ka të bëjë me një këmishë të tij, që Arditi e pëlqen shumë dhe Valeri do t’ia dhurojë atij, duke ia bërë si surprizë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment